Pogradeci pret këtë fundjavë në datat 6-7 dhjetor festën tradicionale “Verë dhe gështenja”. Në një lidhje me “Dita Jonë” drejtori i Kulturës Eritan Kamolli dha detaje mbi organizmin e kësaj feste dy ditore. Sipas tij në këtë 30-vjetor festa është konceptuar më gjithëpërfshirëse, ku përveç muzikës shijes, dhe argëtimit, do të jenë edhe kantinat e qytetit dhe artizanët.
“Festa e “Verës dhe gështenjave” është festë traditë që ka filluar në 1994 dhe është përmirësuar dhe tashmë është festë simbol e Pogradecit. Kemi menduar që të jetë 2 netë dhe të jetë më gjithëpërfshirëse dhe menduam që festa të jetë përfshirëse të gjithë artizanatë. Vera dhe gështenja janë mbretërëshat e mbrëmjes. Ne kemi menduar që të kemi verëra të prodhuara nga artizanë dhe kantinat e qytetit. Në mbrëmje muzikë, argëtim, shije, koncert që do fillojë me hitin e “verës dhe gështenjës” me artistë pogradecarë”.
Festa e “Verë dhe gështenja” vjen në edicionin e 30-të në Pogradec këtë fundjavë, një traditë e Pogradecit për prodhimin e verës së buteve. (A2 Televizion)