Dita e Alfabetit, festime dhe vizita në muzeun ku u mbajt Kongresi i Manastirit

Nga Artin Halili
22 Nëntor 2024, 15:07 | Kulturë

Më shumë se një shekull më parë 50 delegatët e Kongresit të Manastirit do të mblidheshin këtu prej datës 14 deri në 22 Nëntor, ditë në të cilën delegacioni i kryesuar nga Gjergj Fishta miratoi alfabetin e gjuhës shqipe.

Për Drejtorin e Muzeut të Alfabetit Shqip në Manastir, Nuer Asllani, të shumtë janë shqiptarët nga të gjitha trevat që duan të njohin historinë e kongresit që miratoi gjuhën standarde dhe alfabetin e shqipes.

Asllani vlerësoi edhe vendimin e qeverisë shqiptare që një vit më parë e shpalli festë kombëtare Ditën e Alfabetit.

Të shumtë kanë qenë shqiptarët, të rritur e nxënës shkollash që  këto ditë kanë vizituar Muzeun ku u mbajt Kongresi i Manastirit 116 vjet më parë.

Në këtë përvjetor të gjuhës shqipe, krahas vizitave në Manastir janë zhvilluar një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në ndër të kësaj dite.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos