Qeleshja apo plisi, për një kohë të gjatë në Shqipërinë e izoluar mbahej vetëm nga të moshuarit. Gjatë komunizmit të rinjtë dhe fëmijët thuajse nuk e kishin në shtëpi.
Po sot, çdo ditë e më shumë sheh fëmijët e të rinj me plis në kokë. E megjithatë pakkush e di se si bëhet një plis.
Në “Toptani Shopping Center” një djalë i ri na tregon që jo vetëm i do ato, por edhe di t’i bëjë. Fëmijët ishin më kuriozë. (A2 Televizion)