
Një "Udhërrëfyes i dokumenteve në gjuhën italiane në AQSH, fondet personale dhe familjare është një tjetër vepër e konceptuar vetëm si fillimi i një pune studimore që sapo ka nisur.
Vëllimi i parë i kësaj vepre është prezantuar sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave.
Nikollë Bej Ivanaji, dimensioni i tij në dokumentet arkivore si dhe rëndësia e tij në historinë e Shqipërisë është një nga titujt e tjerë që prezantohen nën autorësinë e Alba e Dario Haruni.
Falë bashkëpunimit të vijueshëm mes DPA-së dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (ASHAK), u prezantua edhe numri i radhës i revistës “Arkivat Shqiptare”, e vetmja në fushën e arkivave në mbarë trojet shqiptare.
Edhe konferenca e 10-të e arkivistikës shqiptare do të mbahet në Kosovë, në vitin 2026. (A2 Televizion)