Dëgjojmë për cirkun kombëtar sa herë ka festa. por, këtë verë që trupa artistike po shëtit në rrethe, qeveria nga Tirana ka njoftuar rritjen e çmimeve për biletat e cirkut. sipas tarifave të reja, bileta për fëmijë që dikur kushtonte 100 lekë, nga sot do të kushtojë 300 lekë.
Për të rriturit që shoqërojnë fëmijët një shfaqje reportori do të jetë 400 lekë. Biletat për premierat e shfaqjeve do të kushtojnë 500 lekë ndërsa për mbrëmjet gala cirku kombëtar do të shesë bileta 1000 lekë të reja. aktualisht, artistët e cirkut kombëtar nuk kanë një çadër dhe kushtet e artistëve për të ushtruar profesionin e për të bërë prova janë tejet të vështira.
Cirku me të cilin u bë cirk, nga Ministria e Kulturës dikur, te Bashkia e Tiranës më pas, e sërish tani me statusin kombëtar, kërkon ende një shtëpi artistike, që me gjasë mund të ndërtohet më shpejt me rritje e çmimeve.
Ashtu sikurse po ndodh edhe me cirkun privat, Marina Orfei, një grup italianësh që ka mbërritur në Tiranë më herët, të dyja trupat artistike, edhe ajo cirkut kombëtar, por ofrojnë shfaqje në teatrot dhe sheshet kryesore të rretheve, për të argëtuar kështu publikun edhe përtej kryeqytetit.
“VENDIM Nr. 460, datë 31.7.2025 PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR. 329, DATË 18.4.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E TARIFËS SË BILETAVE TË CIRKUT KOMBËTAR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 12,të ligjit nr. 10352, datë18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Aneksi nr. 1, bashkëlidhur vendimit nr. 329, datë 18.4.2013, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me aneksin me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Cirku Kombëtar për zbatimin e këtij vendimi.” (A2 Televizion)