Grupi i muzikës rock Coldplay do të dhurojë 10 koncerte të paharrueshme në stadiumin “Wembley” të Londrës verën e ardhshme, duke thyer një rekord të mbajtur deri tani nga Taylor Swift dhe grupi Take That.
Fillimisht, grupi kishte njoftuar 6 data në stadium britanik, por shtoi edhe 4 shfaqje të tjera për shkak të kërkesës së jashtëzakonshme të fansave për bileta.
Shitja e përgjithshme e biletave fillon në orën 09:00 të premte, me çmime që fillojnë nga 20 paund.
Ndryshe nga Oasis, grupi ka refuzuar të përdorë modelin dinamik të çmimeve të Ticketmaster - ku çmimet e biletave rregullohen sipas kërkesës. Në një mesazh në faqen e internetit të kompanisë thuhej se të gjitha çmimet e biletave për këto koncerte janë fikse me tarifën e shpallur.
Përveç “Wembley”, grupi do të luajë dy netë në stadiumin Hull's Craven Park, shkruan A2.
Të 12 koncertet do të jenë të vetmet data evropiane të grupit Coldplay për vitin 2025. (A2 Televizion)