All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Sorrentino, Mastroianni dhe “Kapedani”, bashkë në TIFF

Nga Luela Myftari
25 Shtator 2024, 14:48 | Kulturë
All - Paragraf - 1

Sorrentino, Mastroianni dhe “Kapedani”, bashkë në TIFF

Ka nisur me një nga emrat më të njohur në botën e kinematografisë. Tirana International Film Festival ka çelur edicionin e 22-të të garës kinematografike me Sorrentinon, një nga regjisorët më të mirë në botë, fitues i çmimeve Oscar, Bafta dhe Golden Globe. 

All - Paragraf - 3

Kineasti Agron Domi zbuloi po ashtu se festivalit këtë vit nuk do t’i mungojnë masterklasat dhe çmimet që për çdo vit janë përcaktuese edhe për rrugëtimin e një produksioni kinematografik.

Madje, një prej trofeve u dorëzua që mbrëmjen e parë.

Në mbrëmjen e tretë të festivalit është prezantuar edhe një nga produksionet e njohura shqiptare që është restauruar për të rifilluar një rrugëtim të ri artistik. 

All - Paragraf - 6

Tirana International Film Festival vijon rrugëtimin deri më 28 shtator me imazhin e Marcello Mastroiannit që ju pret në kinemanë pranë Pedonales, për çdo ditë.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos