Java e kulturës kineze. Muzika, filmi dhe akuareli si festë edhe për 75 vjet miqësi

Nga Luela Myftari
24 Shtator 2024, 18:49 | Kulturë

Roli i kinemasë për dy vendet Shqipëri dhe Kinë ka pasur jo pak impakt në shkëmbimet kulturore. e në këtë 75-vjetor të marrëdhënieve, ambasada kineze ka zgjedhur jo rastësisht ta nis javën e kulturës së vet në Tiranë me produksionet kinematografike.

Përkthimet e gjashtë filmave që vijnë nga kultura kineze mbërrijnë në tiranë falë kujdesit të studiuesit dhe njohësit të kësaj kulture Iljaz Sphaiu, i cili vetëm pak vite më parë në shqip i dhuroi lexuesit përkthimin e nobelistit kinez.

Java e kulturës kineze sjellë në kryeqytet edhe muzikën. Mbrëmja e së mërkurës vjen me një koncert nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Vallëzimit të Kinës. Meloditë dhe instrumentet unike të transmetuara brez pas brezi do të shkojnë sinkron me natyrën e folklorin rrëfyer përmes akuarelit në një ekspozitë ku bëhen bashkë emra të njohur të akuarelit në botë si dhe “Festival i Ushqimeve Kineze”, më 27 shtator, te Pedonalja e Tiranës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos