“Liqeni i Mjellmave”, Preljocaj: Një përrallë klasike me elementë modernë

Nga Luela Myftari
23 Shtator 2024, 16:48 | Kulturë

Koreografi angjelin preljocaj ka nisur festivalin ndërkombëtar të kërcimit në Tiranë me një përrallë. Vepra e njohur “liqeni I mjellmave” është duartrokitur këtë fundjavë edhe për aktualitetin që përcolli. 

Ai është i njohur për rrëfimin e përrallave me magjinë e lëvizjeve skenike. ka rrëmbyer duartrokitjet e gjithë botës me Borëbardhën, e më pas me shfaqjen Romeo e Zhuljeta.

Në Tiranë këtë fundjavë vjeshte ka sjellë një koreografi të krijuar në vitin 2020, “Liqenin e Mjellmave”.

Përralla e njohur ishte veshur me elementë të aktualitetit. Odeta e këtyre kohëve ishte një vajzë që e donte liqenin, por që dashurohet edhe me djalin e një drejtuesit të një kompanie që shet platforma të shpimit të naftës.

Kjo përrallë sa klasike me muzikën e Çajkovskit, po aq moderne përmes skenografisë, ku shfaqeshin mes gjelbërimit, vinçat e përmes ndriçimit gjendja.

Kjo fundjavë çeli me këtë premierë edhe festivalin internacional të kërcimit që drejtohet artistikisht nga koreografi shqiptaro francez Angjelin Preljocaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos