Një tjetër rrugëtim artistik i Ansamblit na bën të udhëtojmë në kohë. Nga kryeveprat e pluhurosura në fondin e këtij institucioni, del një histori dashurie. Plot me ngjyrat e kostumeve popullore, valltarët do të ngjiten në skenë për të na rrëfyer me gjuhën e trupit një romancë.
Motivet popullore të këngës dhe folklorit, që gjithnjë nuk zhgënjejnë në prezantimet tona jashtë kufijve, Teatri i Operas dhe Baletit na i sjell për të na rikujtuar sa e pasur është kultura jonë.
“Zare” është një rivënie skenike që vjen e interpretuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve edhe një herë pas premierës që pati në vitin 2022. Një etnomuzikal risi, ku tradita shqiptare merr jetë në një format modern e plot energji. (A2 Televizion)