Letërsia për fëmijë, sfidat e atyre që i dedikohen lexuesit të vogël

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 18:28 | Kulturë

Nëse do të udhëtonim në stendat e panairit të librit dhjetë vite më parë, kryesisht librat që ekspozoheshin ishin romane fiktivë, për të rritur.

Harry Poter dhe suksesi i tij ndryshoi gjithçka. Me botimin e tij edhe në shqip, vit pas viti të vegjlit u bënë vizitorë të panairit, konsumatorë të librit e pastaj miq të tij.

Po gjithnjë e më shumë kërkonin librin e radhës. Një dekadë më pas ka botime e stenda që i dedikohen vetëm aty të vegjëlve dhe librave për ta.

E megjithatë sfidat në këtë lëmë të botimeve nuk kanë të sosur.

Ka qenë qendra e librit dhe leximit që i ka bërë bashkë botuesit, shkrimtarët, madje disa prej tyre edhe redaktorë të gjuhës që lexojnë sot fëmijët në veprat që botohen për ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos