Falja e Gjakut, misionari i Malësisë së Gjakovës, një dokumentar kushtuar Avdi Rexhës në 100-vjetorin

Nga A2 CNN
5 Qershor 2025, 16:13 | Kulturë

Të pajtojë gjaqet në një zonë ku fenomeni ka futur në hasmëri pothuajse çdo familje. Ky ishte misioni i Avdi Rexhës, i cili zgjati për thuajse tre dekada në Malësinë e Gjakovës.

Nuk e la këtë detyrë deri në moshën 95-vjeçare, kur edhe u shua. Sot, miq e dashamirës të përpjekjeve të tij janë bërë bashkë për të manifestuar kontributin e tij në familjet shqiptare, shkruan A2 CNN.

Një dokumentar nga kushtuar misionit të tij për pajtimin e gjakut, ndërprerjen e hakmarrjes dhe vëllazërimit, është përcjellë në kryeqytetet nga emra të njohur të gazetarisë, artit dhe kulturës. Tom Therçaj që prej vitesh e njeh edhe këtë mision të pajtimit ia ka dedikuar dokumentarin Avdi Rexhës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos