Java e kulturës hungareze, ekspozohet punimi artizan në qelq dedikuar Skënderbeut

Nga Luela Myftari
2 Shtator 2024, 16:00 | Kulturë

Kanë rinisur javët e kulturës ndërkombëtare. shtatori fillon me artistë e evente që reflektojnë kulturën hungareze. Yvete Botz është artistja e parë që ekspozon te Piramida në kryeqytet.

Ngjyrat, format dhe hapësira vijnë si një formë eksperimentale e artistes hungareze Yvete Boltz, për të transformuar xhamin në objekte me ndikim të madh vizual. Ato janë objekte që ne i ndeshim në përditshmërinë tonë dhe bashkë dy kulturat në këtë ekspozitë i lidh një punim dedikuar heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut. DR.Ádám Lovassy ambasada e Hungarisë

“Jam shumë i lumtur që për të tretin vit radhazi mund të sjellim një pjesës të kulturës sonë në Shqipëri. po aq sa e dhe i lumtur që këtë javë kulturore e nis me një ekspozitë që na bën bashkë të dyja vendeve. na bën bashkë jo vetëm me këtë punim, delikat, të punuar me xham, e gjitha një punë artizanale shkëlqen në këtë ekspozitë”, u shpreh DR.Ádám Lovassy ambasada e Hungarisë.

Ekspozita e çelur në ambientet e piramidës bën bashkë jo vetëm përmes veprës, por edhe përmes artistëve, pasi është një event ku artistes hungareze i bashkohet edhe një shqiptare. Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë gjithë javës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos