Festivali i filmit në Venecia, nga Putin te Kamy e klasikë të kinemasë

Nga A2 CNN
22 Korrik 2025, 13:42 | Kulturë

Festivali i filmit në Venecia, nga Putin te Kamy e klasikë të

Alberto Barbera, drejtori artistik i Festivalit të Filmit në Venecia, ka zbuluar programin e edicionit të 82-të të festivalit që do të zhvillohet nga 27 gushti deri më 6 shtator 2025. Një risi e këtij viti është pjesëmarrja e platformës arthouse Mubi, që hap festivalin me filmin “La Grazia” të Paolo Sorrentino. Rikthehet po ashtu në Venecia edhe François Ozon me “The Stranger”, një adaptim i romanit të Albert Camus.

Në garë për Luanin e Artë do të jenë filma të mëdhenj nga regjisorë si Kathryn Bigelow, Guillermo del Toro, Chloe Zhao, Noah Baumbach, Luca Guadagnino, Yorgos Lanthimos, Olivier Assayas, Park Chan-wook dhe Benny Safdie. Ndër filmat më të pritur janë “The Smashing Machine” i Safdie, me Dwayne Johnson në rolin e një kampioni UFC, si dhe “Bugonia”, bashkëpunimi i fundit midis Yorgos Lanthimos dhe Emma Stone, pas suksesit të tyre në vitin 2023 me “Poor Things”. Luca Guadagnino prezanton dramën psikologjike “After the Hunt”, me Julia Roberts dhe Andrew Garfield, që do të shfaqet jashtë garës.

Platforma Netflix do të jetë në festival me tre filma origjinalë në garë: “A House of Dynamite” nga Kathryn Bigelow, që trajton një krizë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë; komedia-dramë “Jay Kelly” e Noah Baumbach me George Clooney në rolin kryesor; dhe “Frankenstein” i Guillermo del Toro, një risjellje e klasikut të krijuar me aktorë si Oscar Isaac dhe Mia Goth, shkruan A2 CNN.

Vetw Italia do të prezantojë filma të njohur si “Below the Clouds” i Gianfranco Rosi dhe biografinë “Duse” për aktoren legjendare Eleonora Duse si dhe me tre produksione, përfshirë “Portobello” të Marco Bellocchio dhe serialin Netflix “The Monster of Florence”. Franca prezantohet me Olivier Assayas dhe filmin e tij politik “The Ëizard of the Kremlin” që eksploron ngritjen e Vladimir Putinit, me Jude Laë në rolin kryesor duke mos i shpëtuar edhe aktualitetit dhe figurave politke më të përfolura.

Juria kryesore do të drejtohet nga dy herë fituesi i Oscarit, Alexander Payne, ndërsa programi i festivalit përfshin gjithashtu filma jashtë garës, dokumentarë dhe filma të shkurtër nga regjisorë të njohur si Sofia Coppola, Werner Herzog dhe Gus Van Sant. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos