“Vendi më i humbur në Shqipëri” është shfaqja premierë që nisi rrugëtimin e saj në Amfiteatrin antik të Durrësit, duke mbledhur dhjetëra artdashës në një natë të mbushur me humor, reflektim dhe emocion.
Vepra e dramaturgut francez Jean Pierre Martinez e përkthyer dhe e përshtatur në shqip, është vënë në skenë nga trupa e teatrit Alekasandër Moisiu të Durrësit, e cila e ka dhënë premierën e saj në skenën e amfiteatrit antik. Shfaqja sjell një paralelizëm aktual me fenomenin e braktisjes së zonave rurale në Shqipëri.
Drejtorja e teatrit “Aleksandër Moisiu” ka falenderuar trupën e aktorëve që kanë përballuar edhe vështirësitë teknike për realizmin e kësaj shfaqje në një skenë të hapur
Ndërsa regjisorja tregon arsyet se përse shfaqjen duhet ta shohin si shqiptarët ashtu edhe turistët e huaj.
Në një atmosferë të ngrohtë nën dritën e yjeve, të pranishmit ndoqën me entuziazëm shfaqjen, ecila u vlerësua për lojën aktoriale, regjinë dinamike dhe kostumografinë që i dha jetë personazheve. Amfiteatri antik dëshmoi edhe këtë herë se është një nga hapësirat më të gjalla kulturore të verës në Durrës. (A2 Televizion)