“Nënqyteti”/ Pogradeci, ''rikthehet'' e shkuara që s'ekziston

Nga Artin Halili
13 Korrik 2025, 14:21 | Kulturë

Një gjuhe sa vizuale poetike, por edhe intime e përmes saj një hartë ndryshe e Pogradecit. Zona të ndryshuara apo të harruara, por që vijojnë të jetojnë në kujtesën kolektive dhe strukturën urbane të qytetit.

Kjo është gjuha e 31 vizatimeve të Anastas Kostandinit. Piktori i merituar thotë se “Nënqyteti” është më shumë se një ekspozitë… është një udhëtim në kohë, një rikthim përmes kujtesës, vëzhgimit të imët dhe rrëfimit artistik. Ai shpaloset si në formë fizike, ashtu edhe virtuale.

Ky projekt i veçantë synon të ndezë reflektimin mbi identitetin urban dhe memorien qytetare, duke e vendosur artin në funksion të dialogut me të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e Pogradecit, e gjitha për zhvillimin e turizmit të Trashëgimisë Historike.

Ledian Zeqollari, drejtori i Turizmit thotë se zonat e risjella përmes QR kodeve dhe vizatimeve të Tasos i shërbejnë masivisht turizmit dhe vizitorëve.

Ekspozita mblodhi jo vetëm qytetarë e artdashës por edhe figura të njohura të ekranit, Mevlan Shanaj tha se një ekspozitë e tillë të bën të kuptosh që nuk je në një Pogradec provincial.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy javë, ndërsa të 31 punimet janë të vendosura në zonat respektive të qytetit, ku përmes telefonit mund të skanohen dhe të lexohet i gjithë informacioni për lagjet e godinat e vjetra, muzeun, ish kinemanë, zonat historike etj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos