Festivali “Luleborë”, organizatorët kërkojnë më shumë mbështetje

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2024, 16:39 | Kulturë

Më një këngë të krijuar nga vetë ajo nga teksti e deri te notat, Ana Bushgjokaj u shpall fituesja e edicionit të nëntë të festivalit “Luleborë” në Shkodër.

Këngën ia kushton një personi të afërt i cili nuk jeton më.

Me çmimin e karrierës u vlerësua në moshën 80 vjeçare Gjokë Vata, i cili u rikthye se skenën e teatrit “Migjeni” pas shumë vitesh mungesë.

Për drejtorin artistik, Markelian Kapedani, festivali “Luleborë” ishte i suksesshëm këtë vit por sipas tij lipset më tepër mbështetje.

Ndërsa Dirigjenti Jetmir Barbullushi mendon se ka ardhur koha që Shkodra të ketë orkestrën e saj profesioniste si qyteti që ndër vite ka pasur talente të shumtë në muzikë.

Me çmimin e dytë u vlerësua Ermal Demiri ndërsa Ea Zoga me çmimin e tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos