Arben Derhemi, i ftuar në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN, deklaroi se shumë shpejt do të nisë puna edhe për filmin e tretë të sagës “Njerëz dhe fate”.
“Shumë shpejt do të fillojmë punën për filmin e tretë. Ne e filluam këtë film për të mos e ndalur. Nuk ka kuptim pastaj që të bëhemi edhe neve si ishët e kësaj pune”, deklaroi aktori.
“Vetëm me 2-3 postime që kam bërë unë për rifillimin e filmit, pati një impakt të jashtëzakonshëm te publiku dhe ajo më bëri të mendoi se ky film do të kishte suksesin që ka patur”, shtoi Arben Derhemi. (A2 Televizion)