Galeria Kalo ekspozon veprat dhe imazhet e mjeshtrit Amedeo Modigliani në Tiranë

Nga Luela Myftari
15 Maj 2026, 18:15 | Kulturë

Galeria Kalo ekspozon veprat dhe imazhet e mjeshtrit Amedeo Modigliani në

Drejtimi artistik i është besuar Liora Sinigaglia, menaxhere arti që ka luajtur një rol vendimtar në realizimin e projektit, duke sjellë në kryeqytetin shqiptar një ngjarje me frymëmarrje ndërkombëtare.

"Faleminderit që jeni këtu. Të pranishmit janë të shumtë për këtë ekspozitë të vogël e modeste të Modigliani-t. Ajo meriton shumë më shumë, por fatmirësisht e sollëm në Tiranë edhe falë pasionit të çiftit Kalo që hapën dyert e kësaj galerie. Nis me një vepër modeste të mjeshtrit që u realizua në vitin 1884, por këtu ka kaq shumë vepra të bukura të Modiglianit që pres t’i shijoni vetë."

Profesori Gazmend Leka analizoi trashëgiminë e Modiglianit në artin shqiptar, duke nxjerrë në dritë lidhje të mundshme midis gjuhës së mjeshtrit dhe evolucioneve artistike në Ballkan, por edhe në vend, duke e konsideruar ekspozitën si një hapësirë dialogu ndërkulturor dhe krahasimi midis traditave të ndryshme artistike.

Nga 16 deri më 30 maj, ekspozita do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 20:00, duke ofruar akses të vazhdueshëm dhe duke nxitur pjesëmarrjen e profesionistëve dhe dashamirëve të artit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos