Teatri Eksperimental, Preç Zogaj përmes vargjeve, muzikës e miqve

Nga Luela Myftari
15 Maj 2026, 14:50 | Kulturë

“Sytë e tu, sytë e tu, me gjithë dritat që kam parë. Më gjithë yjet rrezear...”. Për gati 40 vjet është kënduar kjo këngë. Vargjet të cilat i kanë mbijetuar katër dekadave janë shkruar nga Preç Zogaj.

Vargje nga vëllimi i tij i fundit poetik mbërritën në teatrin eksperimental nga aktoret e mirënjohura Yllka Mujo, Luiza Xhuvani e Elja Zaharia, shkruan A2 CNN. Mes miqve nuk kanë munguar edhe analizat letrare të vargjeve të botuara nga UET Press. Në një botim që përbën të ardhmen e poezisë së Preç Zogajt.

Vetë autori e shijoi mbrëmjen poetike në radhën e parë të spektatorëve për t'u ngjitur i fundit në skenë. "Është një mbrëmje e parë e këtij lloji që përjetoj dhe unë si krijues, kur tre aktore me një sallë plot me aktorë, regjisorë, artistë të shquar, poetë të shquar, poetë të rinj, lexues, dashamirës të poezisë, që dëgjuan në heshtje të thellë për një orë e ca, recitim, lexim poezie. Një përvojë jo e zakonshme për një autor”, tha Zogaj.

 

Në çdo pasqyrë na sheh mëkati është publikuar vitin e shkuar dhe përcjell poezitë e shkruara nga autori që prej vitit 1986 duke shënuar kështu 40 vite krijimtari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos