Tea është një studente e arkeologjisë. Ajo nis një kërkim mbi figurën e mbretëreshës Teutë, emrin e së cilës mbart edhe vetë. Në këtë udhëtim, ajo përballet me reflektime të thella mbi trashëgiminë, identitetin dhe një proces të brendshëm vetëzbulimi. Ky është filmi i ri nga regjisorja Suela Bako.
Në role interpretojnë Kaltrin Zalla, Romir Zalla, Sea Dashi dhe Enton Lazaj. Kolona zanore mban firmën e kompozitorit Jurgen Muharremi, ndërsa fotografia është realizuar nga Gert Izeti dhe Enton Lazaj. Montazhi dhe postproduksioni janë kuruar nga Adi Guri.
“Teuta, Mbretëresha e Deteve” është një film i shkurtër që zgjat vetëm 12 minuta, por që pritet të shkojë edhe tek nxënësit shqiptarë për të rrëfyer një histori që duhet të dalë edhe përtej librit, me gjuhën e kinemasë. (A2 Televizion)