Julian Zhara mes italishtes dhe shqipes, shkruan e përkthen vargje në italisht, por mendon shqip

Nga Luela Myftari
10 Mars 2024, 18:31 | Kulturë

Instituti Italian i Kulturës ka sjellë një shqiptar këtë herë në Tiranë. Julian Zhara është një personazh në rrethet letrare, sidomos në poezi.

Ka lindur në Shqipëri, por është shkolluar në Itali. Mendon dhe gjuhën e shpirtit e ka shqip, por në poezi vargjet i thuren italisht.

Zhara ka rrëfyer se dashuria e tij është Noli dhe muzikaliteti, metrika e tij. Ai tregon se është më i sigurt që të përkthejë poezitë e Luljeta Lleshanakut, Mimoza Ahmetit, Flutura Açkës në italisht, se sa të sjellë në shqip vepra të poetëve italianë.

Julian Zhara është pjesë e disa antologjive poetike në Itali, njëkohësisht një kritik letrar aty, një përkthyesi poezisë shqipe në italisht, po aq sa edhe një poet që pret t’i përkthehen poezitë në shqip. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos