Rusia rrezik për Groenlandën? Zakharova: Nuk kemi në plan ta pushtojmë

Nga A2 CNN
15 Janar 2026, 22:28 | Bota

As Rusia dhe as Kina nuk kanë thënë ndonjëherë se kanë në plan të pushtojnë Groenlandën. Kështu tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Rusi, Maria Zakharova.

Sipas saj është e papranueshme për përëndimin të vijojë me pretendimet se Pekini dhe Moska janë një kërcënim për Groenlandën.

Ajo shtoi se kriza mbi këtë territor tregonte mungesën e koherëncës mbi zbatimin e të ashtuquajturit rendi i bazuar në rregulla të perëndimit, shkruan A2 CNN.

"Së pari ata dolën me idenë se kishte disa agresorë dhe më pas se ishin të gatshëm të mbronin dikë nga këta agresorë", komentoi Zakharova veprimet e Perëndimit në Groenlandë.

Situata aktuale, tha ajo, "tregon me mprehtësi të veçantë mospërputhjen e të ashtuquajturit 'rend botëror i bazuar në rregulla' që po ndërtohet nga Perëndimi. Ne solidarizohemi me qëndrimin e Kinës se është e papranueshme të citohen aktivitete të caktuara të Rusisë dhe Kinës rreth Groenlandës si një arsye për përshkallëzimin aktual", përfundoi Zakharova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos