Ligji i ri për filmin, videolojëra dhe IA në ligjin e ri për kinematografinë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2026, 16:08 | Kulturë

Shqipëria nuk ka një ligj as për videolojërat dhe as për produktet inovative si Realiteti Virtual apo Inteligjenca Artificiale. Ligji i ri për filmin po diskutohet aktualisht me grupet e interesit.

Videolojërat, serialet, produksionet me IA do të mund të kontrollohen me ligj nga Qendra e Kinematografisë. Po si e shohin kineastët këtë qasje? A e zbeh kjo vëmendjen ndaj filmit autor? Kineasti Agron Domi shprehet për A2: “Nuk kam qenë dakord të përfshihem te ligji i filmit. Ligji që kemi është i mirë, modeli francez. Nuk është sistemi i keq, janë njerëzit, si e zbatojnë atë”. 

Producentja Sabina Kodra thekson: “Ligji i ri po ndryshon 360 gradë. Mua ligji i ri më duket i mirë. Frikë kam vetëm nga faktori politik. Megjithëkëtë, deri tani duket se faktori politik po i mbështet ndryshimet ligjore”. 

Një ligj i ri mund të krijojë bazën, por rezultatet vijnë nga mënyra se si ai zbatohet, qoftë kjo nga njerëzit që projektojnë botën e kinemasë apo nga faktori politik. Dialogu për filmin tani ka nisur, do të ndjekim modelin francez, kroat a grek?  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos