
Banesa në të cilën lindi, u rrit dhe hodhi hapat e parë të krijimtarisë shkrimtari dhe korifeu i letrave shqipe, Ismail Kadare, është një nga destinacionet që po shënon rritje nga viti në vit, sa i takon vizitueshmërisë.
A2 CNN udhëton sot në shtëpinë e fëmijërisë së shkrimtarit të madh Kadare. Në Gjirokastër turistët e vizitojnë këtë shtëpi karakteristike për arkitekturën e qytetit, por edhe e rëndësishme për atë çka rrëfen në lidhje me jetën e një shkrimtari.
Lidhja e Kadaresë me Francën ku zgjodhi të jetojë për shumë vite, duket pashmangshmërisht e zgjidhshme edhe për guidat që shoqërojnë vizitorët e huaj, të cilët më së shumti janë francezë.
Në vitin 1991 kjo banesë u shpall monument kulture kategorie e parë, ndërsa në janar të vitit 2016 hapi dyert për publikun duke u kthyer një nga muzetë më të frekuentuar dhe vizituar në qytetin e gurtë. (A2 Televizion)