Filmi shqiptar, Andamion Murataj: Duhet një festival çdo katër vjet

Nga A2 CNN
18 Gusht 2026, 14:49 | Kulturë

Prej thuajse 14 vjetësh Shqipëria nuk kishte një festival të Filmit Shqiptar. Sa i njohim ne produksionet kinematografike dhe çfarë rëndësie ka një festival vetëm për filmat shqip? Kineasti Andamion Murataj flet për A2 CNN.

Produksionet kinematografike shqiptare marrin pjesë në festivale të huaja, por në asnjë të dedikuar për filmin shqiptar. Zakonisht ato kanë një premierë në kinema. Disa përcillen ndoshta për një javë për publikun, por asgjë më shumë përtej.

Kineasti AndamionMurataj propozon në këtë intervistë me A2 CNN çdo 4 vjet një festival ku publiku të njihet me filmat më të fundit shqiptarë. Ndoshta përballja artistike nxit krijimtarinë, cilësinë dhe kërkesën.

Me pika të dobwta, por me një traditë të fortë kineastët edhe këtë shtator, do përpiqen ta bëjnë vjeshtën e filmit më artistike. Sa do të arrijnë, kjo mbetet për t’u parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos