Shenjtërimi i Nënë Terezës! Shpluhurosen nga arkivi letrat dhe mesazhet e nobelistes shqiptare

Nga Luela Myftari
5 Shtator 2025, 15:07 | Kulturë

9 vjet më parë u shenjtërua Nënë Tereza. Në Drejtorinë e Përgjithshme e Arkivave është çelur një ekspozitë, ku dorëshkrimet dhe mesazhet që ka lënë ajo bashkohen me qasjen e Shqipërisë së një kohe kur besimi në Zot ishte i ndaluar. 

Ishte viti 1979 kur Gonxhe Bojaxhiu,e njohur si Nënë Tereza njihet si nobelistja e Paqes. atë vit ceremonia zhvillohej në Oslo të Norvegjisë, ndërsa kjo letër është shkruar pikërisht në shqip, atë kohë. shkrimi i saj, i qartë në gjuhën shqipe, për një vend që nuk e mirëpriste më është një nga dokumentet që ekspozohen në drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave. bashkë me to edhe shumë letra të tjera.

Mes dokumenteve të ekspozuara gjejmë edhe një letër të shkrimtarit Ismail Kadare që dëshiron të ndihmojë Nënë Terezën të vijë në Shqipëri. dhjetë vjet, pasi ka marrë çmimin Nobel, në qershorin e vitit 1989.

Por, cilat ishin arsyet që e shtynin shtetin e dikurshëm diktatorial, të lejonte Nënë Terezën të vinte në Shqipëri për të vizituar varrin e nënës së saj? 

Mes letrave të komiteteve qendrore të asaj kohe gjejmë të përmendet Vatikani, të përmendet besimi i saj dhe misionet me kishat në botë, kisha të cilat ishin shkatërruar nga pushteti totalitar. detaje të tilla, gjen në këto dokumente që shpluhurosen për të rrëfyer ca të vërteta për qasjen e Shqipërisë ndaj shenjtores dhe nobelistes që sot aq shumë e vlerësojmë. në këtë 9-vjetor të shenjtërimit të Nënë Terezës edhe mesazhet e saj për jetën janë ekspozuar në një instalacion si refren për atë çka duhet t’i ushqejmë shpirtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos