Propaganda pa ekran, ekspozohen afishet e Shqipërisë së izoluar e totalitare

Nga A2 CNN
8 Shtator 2025, 15:18 | Kulturë

Propaganda pa ekran, ekspozohen afishet e Shqipërisë së izoluar e

Afishe origjinale të propagandës së një Shqipërie totalitare janë ekspozuar në kalanë e Tiranës.

Nga citatet atdhetare e deri te ato ekonomike, nga urimet për Vitin e Ri e deri te sjelljet shoqërore, këto janë postera që Alba Haruni, si arkiviste, i ekspozon për të rrëfyer Shqipërinë e një kohe tjetër, një kohe që e ka jetuar edhe vetë. “Çdo ministri kishte propagandën e vet në atë kohë”, tregon ajo, përcjell A2 CNN.

Ekspozita e çelur në kalanë e Tiranës ka tërhequr edhe vëmendjen e të huajve, të cilët një pjesë të rëndësishme të ndalesave të tyre në Tiranë e kanë edhe muzetë e kujtesës, apo bunkerët ku historia e këtij vendi ofron të errëtat e sistemit diktatorial. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos