Ripërjetimi i trashëgimisë kulturore dhe përçimi i saj tek brezat e rinj, ky është fokusi i Lin Festival i cili mbahet për të tretin vit radhazi në fshatin piktoresk të Linit.
Sipas Altin Tila organizator i këtij festivali qëllimi është jo vetëm argëtimi i banorëve dhe vizitorëve, por edhe përçimi i vlerave të trashëgimisë tek brezat e rinj.
Për artistët performues në këtë festival, Lin mbetet jo vetëm një destinacion që duhet vizituar, por edhe një vend që përcjell në të gjitha dimensionet e tij historinë e lashtë të tij.
Lin Festival ka mbledhur me qindra banorë dhe turistë të huaj gjatë mbrëmjes së parë të cilët pushojnë në në fshatin e konfirmuar tashmë si vendbanimi më i vjetër në Europë. (A2 Televizion)