“Iso mbi kalldrëm”, fundjava të veçanta me polifoni në Gjirokastër

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
11 Gusht 2025, 11:33 | Kulturë

Grupe polifonike përgjatë muajit gusht do të performojnë në fundjavë trashëgiminë kulturore të isos polifonike në qytetin e kalldrëmtë, Gjirokastër. Përveç promovimit, ky aktivitet shikohet edhe si shtysë që tradita polifonike të përçohet dhe perfeksionohet ndër breza.

"Iso mbi kalldrëm” titullohet cikli i fundjavave të këngës polifonike në Gjirokastër që në këtë sezon vere po tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj.

Përgjatë fundjavave të muajit gusht, grupe dhe ansamble të këngës popullore performojnë në komplekset muzealë dhe rrugët e kalldrëmta të Pazarit karakteristik, duke i kthyer në skena të vërteta artistike.

Përveçse një atraksion më shumë për turistët" Iso mbi kalldrëm" shërben edhe për promovimin dhe transmetimin në breza të vlerave të polifonisë.

Tashmë vlerat e folklorit dhe trashëgimisë kulturore cilësohen si një ndër pika më të forta për tërheqjen e vizitorëve dhe nxitjen e turizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos