Në periudhat më të vështira të diktaturës, Dom Mikel Beltoja mbërriti në Shkodër dhe kreu shërbesat në fshehtësi, deri sa u zbulua. U arrestua dhe 6 muajt i kaloi mes torturave në hetuesi, por nuk e hodhi kurrë poshtë besimin, derisa në histori njihet si kleriku i fundit i pushkatuar nga regjimi komunist.
Arqipeshkvi i Shkodrës, Giovanni Peragine, deklaroi se figura e Dom Mikel Beltojës është një thirrje edhe sot për guxim dhe për të marrë trashëgiminë e tij shpirtërore, sepse ai ka lënë pas jo vetëm mesazhe të mëdha.
Skulptori Sadik Spahija, që realizoi shtatoren e Dom Mikel Beltojës, shprehet se kisha katolike ka ditur fare mirë që bashkë me fenë të ndërthurë edhe veprat kulturore të artit, shkruan A2 CNN.
Luigj Arra, banor i fshatit dhe mik i Dom Mikel Beltojës, tregon se si meshtari, edhe në momentet më të vështira për të kryer shërbesat, gjeti guximin të rrëfente paqen përballë diktaturës.
Dom Mikel Beltoja lindi në vitin 1935 në fshatin Beltojë. Iu dedikua shërbesave kishtare kur Shqipëria e izoluar kishte mbyllur e rrënuar dyert e komunikimit, edhe me shërbesat shpirtërore. 6 muaj mes torturave në hetuesi, por edhe në gjyq, i qëndroi fesë dhe besimit dhe doli hapur kundër diktaturës.
Më 10 shkurt të vitit 1974, kur ishte 29 vjeç, u pushkatua pasi gjykata komuniste ia ktheu dënimin nga 7 vite në dënim me vdekje. Dom Mikel Beltoja është një prej 37 martirëve katolikë shqiptarë të shpallur të Lumë nga Vatikani në vitin 2016. (A2 Televizion)