Mbi 1.5 milionë qytetarë vendas dhe të huaj vizituan sitet kulturore të Shqipërisë gjatë vitit 2025

Nga A2 CNN
13 Janar 2026, 17:12 | Kulturë

Mbi 1.5 milionë qytetarë vendas dhe të huaj vizituan sitet

Më shumë se 1,5 milionë qytetarë vendas dhe të huaj vizituan sitet tona kulturore gjatë vitit 2025.

Shifra u bë publike nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili ka krahasuar këto të dhëna me ato të para dy viteve dhe rezulton se numri i vizitorëve në sitet kulturore është rritur me 52% krahasuar me vitin 2023.

Kjo rritje reflektohet edhe në të ardhurat nga shitja e biletave, rritje e cila llogaritet të ketë arritur në 78% më shumë të ardhura krahasuar me vitin 2023, shkruan A2 CNN.

Kalaja e Gjirokastrës vijon të kryesojë për të disatin vit radhë, listën e siteve më të vizituara, me 307,164 vizitorë.

Të tjera site me numër të lartë vizitorësh janë:

Parku Kombëtar i Butrintit – 295,152 vizitorë

Muzeu Gjergj Kastrioti – 182,083 vizitorë

Kalaja e Shkodrës – 178,942 vizitorë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos