Ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2024, ka përcaktuar Enit Karafilin si autorin me veprën më të mirë, Romeo Çollakun si përkthyesin e vitit dhe Anila Mullahin për veprën më të mirë studimore.
Besnik Mustafaj, Dhurata Shehri, Elsa Skënderi, Maklena Nika dhe Fatmira Nikolli në cilësinë e jurisë për çmimet kombëtare kanë zgjedhur fituesit e letërsisë që u botuan gjatë vitit 2024. Tradita kërkon që juria gjatë 2025 lexon veprat e botuara një vit më parë për të përcaktuar më të mirët në fundvit. Ndonëse fillimviti tjetër, qendra kombëtare e librit dhe leximit del me emrat e më të mirëve.
Çmimi i madh i letërsisë shkoi për veprën “Epope intime”, ndërsa përkthimi më i mirë për Romeo Çollakun që ka përcjellë në shqip “retorikën” e Aristotelit.
Ndonëse këtë vit nuk ka pasur një çmim për poezinë, ashtu sikurse edhe vitet e tjera, apo një çmim për letërsinë për fëmijë, nuk ka munguar edhe vlerësimi për librin më të mirë studimor.
Pedagogia dhe studiuesja Anila Mullahi u vlerësua për veprën e saj kushtuar romaneve të shkrimtarit Dritëro Agolli.
Ceremonia që mbahet në fund të çdo viti për të shpallur fituesit e një viti më parë në botime, këtë vit është mbajtur në fillimin e 2026, edhe për shkak se vetë Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit është në procesin e përzgjedhjes së drejtuesit të ri. (A2 Televizion)