Serenata dhe rock në Korçë, artistët e rinj mes pasionit dhe mungesës së mbështetjes

Nga Artin Halili
4 Janar 2026, 15:12 | Kulturë

Jo vetëm serenata por dhe muzikë rok  është kënduar në këto ditë festash në kalldrëmet dhe baret e Korces. Panajot dhe Boni Hamzallari janë dy vëllezër të rinj nga Korça që po tërheqin vëmendjen me talentin dhe pasionin e tyre për muzikën

Gjatë ditëve festive, ata janë ngjitur disa herë në skenën e Pazarit të Vjetër të Korçës, ku kanë interpretuar për vizitorët e shumtë vendas dhe të huaj.

Edhe pse prej vitesh të angazhuar në muzikë, dy vëllezërit shprehen se të ardhmen e tyre e shohin larg  Korçës. Ata thonë se të rinjtë që merren më art dhe muzikë nuk kanë mbështetje nga institucionet vendore të vijuar talentin e tyre.

Historia e vëllezërve Hamzallari është vetëm një nga shumë rrëfimet e të rinjve të talentuar në juglindje të vendit, të cilët kërkojnë më shumë vëmendje dhe mbështetje për të mos u detyruar ta ndërtojnë jetën larg vendlindjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos