Memoriali i Fishtës do të kthehet në një Qendër Ndërkombëtare Arti, Gonxhja tregon kur nis zbatimi

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2026, 15:30 | Kulturë

Memoriali i Fishtës do të kthehet në një Qendër

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve Blendi Gonxhja ka bërë sot me dije se Memoriali i Fishtës do të kthehet në një Qendër Ndërkombëtare Arti, ku jetëzimi dhe zbatimi i projektit pritet të nisë në muajin mars. Sipas ministrit projekti synon ta kthejë këtë hapësirë në një pikëtakim për ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë, raporton A2CNN. 

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë po përgatitet të kthehet në një qendër multifunksionale kreative të përmasave ndërkombëtare! Një bashkëpunim strategjik mes Muzeut Kombëtar të Fotografisë "Marubi" dhe një prej shkollave më prestigjioze të fotografisë në Francë (ESPN), falë përkrahjes nga partnerë evropianë, do të sjellë nga kjo pranverë një frymë të re në zemër të trashëgimisë sonë.  Ky projekt ambicioz i mbështetur nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit do t’a shndërrojë këtë hapësirë në një pikëtakim për ekologjinë, shkrimin dhe fotografinë!", bën me dije Gonxhja. 

"Një destinacion i ri kulturor që do të përfshijë: Rezidenca Artistike & Shkëmbime, ku artistë e studentë francezë dhe shqiptarë do të bashkëpunojnë në programe trajnimi dhe kërkimi shkencor. Itinerari i Gjurmëve Fishtjane, si një rrugëtim hulumtues që lidh historinë e Fishtës me arkivën e jashtëzakonshme të Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”. Në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë dhe institucione ndërkombëtare, por edhe me promotorët lokalë e agroturizmat e zonës, ky projekt do të kthejë edhe vëmendjen e turistëve drejt bukurive dhe shijeve unike të itenerareve historike të Lezhës.  Me mbylljen këtë janar të proceseve të kolaudimit, regjistrimit dhe kalimit në administrim, në mars pritet të nisë zbatimi  dhe jetëzimi i projektit”, vijon ministri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos