Një ekspozitë që sjell një pasqyrë të jetës së përditshme, identitetit dhe transformimeve shoqërore në Shqipëri dhe Poloni gjatë dekadave të fundit. Një ndër elementët më të veçantë janë fotografitë e realizuara në Shqipërinë e viteve ’60, të cilat prezantohen për herë të parë për publikun nga Zofia Rydet, një artiste polake që i prezanton këto vepra në muzeun kombëtar të fotografisë Marubi.
Fotografja polake ka vizituar Shqipërinë në një periudhë kur vendi ishte i izoluar, falënjë autorizimi të posaçëm nga shteti shqiptar i asaj kohe.
“Nisi nga Dorota Horodyska, Presidentja e Shoqatës Shqipëri – Poloni, ajo është shume e apasionuar pas kulturës së vendit tuaj. Kishte dëgjuar në radio që Zofia Rydet kishte realizuar një set fotografish në Shqipërinë e viteve ‘60.Erdhi në Krakov dhe i pamë së bashku fotot dhe me tha se së bashku duhet të bëjmë diçka për të dy vendet. Kontaktuam ambasadoren e Shqipërisë në Poloni, i pëlqyen fotot, më dha kontaktin e Lucianit dhe ja ku jemi sot, pas 60 vitesh kthyem Zofia Rydet në Shqipëri”, tha ajo.
“Perceptimi i punës që ka bërë Zofia, është i veçantë sepse kur u prezantua në Poloni të gjithë na thanë se fotot janë përditshmëria e Polonisë, kur shkuam ne Londër janë realitet britanik dhe tani në Shqipëri, po na thonë se është jeta e shqiptarëve. Pra është diçka shumë universale në këtë foto ku gjithsecili gjen veten dhe ky është talenti i vërtetë i Zofias”, thotë kuratorja Clair Grafik.
Ky projekt ishte një ëndërr që tani po realizohet. Pasuria e kësaj fotografeje numëron mbi 20 mijë foto disa prej të cilave sot ende të pastampuara e të panjohura për publikun, por shqiptarët kanë mundësi ta zbulojnë një pjesë të këtyre imazheve në Muzeun Marubi në Shkodër. (A2 Televizion)