Ray Chen në Tiranë, Teatri i Operas nën tingujt e Amsterdam Sinfonietta

Nga Luela Myftari
26 Mars 2026, 19:30 | Kulturë

Ray Chen në Tiranë, Teatri i Operas nën tingujt e Amsterdam

Ray Chen është një nga emrat më të njohur të muzikës klasike, por i konceptuar nga të rinjtë. Viral në rrjetet sociale, në koncertet në botë, por njëkohësisht edhe një nga violinistët eksperimentale të muzikës klasike. Në teatrin e Operas dhe Baletit, skena është gati për të dhe publikun që prej ditësh e pret, shkruan A2CNN.

"Jam shumë i lumtur që për herë të parë mbërrij në Shqipëri. Dhe çdo ushtrim më bën të ndihem mirë. Njëlloj si e kam përjetuar udhëtimin e parë jashtë vendit tim për të shpërndarë muzikë të mirë, po njëlloj ndihem kudo që shkoj. Ndaj vërtet jam i lumtur edhe që takoj publikun shqiptar", u shpreh violinisti Chen.

Sot, një artist që përpiqet dhe përmes rrjeteve sociale të shpërndajë muzikën klasike, Ray Chen tregon se dikur ka qenë disi i tërhequr, por se sot ia vlen të shfrytëzosh të gjitha format për ta prezantuar publikun me muzikën klasike.

"Të shpërndash muzikë të mirë duke shfrytëzuar një video të shkurtër apo platformat e ndryshme sociale është një nga mënyrat për ta afruar publikun me muzikën klasike. Unë vërtet e bëj përmes koncerteve kudo në botë, por pse jo edhe në rrjetet sociale. Kjo frymëzon brezat edhe të studiojnë për muzikë. Në vendlindjen time, prindërit e mi nuk i kishin këto mundësi, unë, fëmijë, kam qenë disi i tërhequr, por nëse sheh dikë që ia del edhe si histori që të tregohet në rrjetet sociale, atëherë frymëzohesh të ndjekësh një rrugë, atë të muzikës klasike dhe të bëhesh një ndër më të mirët", tha Chen.

Ray Chen do të interpretojë në skenën e teatrit të operas dhe baletit së bashku me Amsterdam Sinfonietta, një nga formacionet e njohura në botë për interpretimin e klasikëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos