Muzeu Van Gogh kërkon para, ndryshe mbyllet

Nga A2 CNN
28 Gusht 2025, 18:43 | Kulturë

Muzeu Van Gogh kërkon para, ndryshe mbyllet

Muzeu Van Gogh në Amsterdam paralajmëroi të mërkurën se rrezikon të braktisë misionin e vet, nëse nuk merr fonde nga Ministria e Kulturës.

Dretjuesit e institucionit kanë dalë me një deklaratë duke rrëfyer se për të mbrojtur kryeveprat e artistit Van Gogh duheshin 104 milionë euro, të cilat do të përdoren për një rinovim.

Në kërkesën zyrtare të muzeut pretendohet se në bazë të një kontrate që ka lidhur nipi i Vincent van Gogh në vitin 1962 me shtetin hollandez, këto janë kosto që duhet të mbulohen nga shteti, praktikisht nga Ministria e Kulturës, që një ditë më pas informoi qytetarët hollandezë, se muzeu Van Gogh kishte marrë mbështetje financiale sipas Aktit të Trashëgimisë Holandeze, që është i mjaftueshëm për të mbuluar mirëmbajtjen, shkruan A2 CNN.

Institucioni që numëron në fondin e vet më shumë se 1000 vepra të artistit Vincent van Gogh, prej të cilave 200 janë piktura, rreth 500 vizatime të tij dhe pothuajse të gjithë letërkëmbimin e tij apo shënime të mbajtura gjatë jetës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos