Një memorial për të rënët, 26 viktima në hartën dhe politikën e trazuar të Ballkanit

Nga Luela Myftari
21 Gusht 2025, 15:31 | Kulturë

Një memorial për të rënët, 26 viktima në

Një ngjarje e harruar nga politika e rajonit. Vrasja e 26 personave në kufirin e sotëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, gjithsesi nuk është një ngjarje që harrohet nga familjarët e tyre. Ndërtimi i një memoriali në mënyrë vullnetare nga dhurimi i tokës te projekti i arkitektit dhe zbatimi i saj është përkujtesa që Malësia e Madhe e jehon si alarm.

Mendoni 26 persona të vrarë diku mes kufijve të një harte që Kadare e quante të trazuar, në kufirin e sotëm me Malin e Zi. Eshtrat e tyre zbulohen vite më vonë, rastësisht, pasi një tufë korbash fluturonte mbi to. Ishte pranvera e vitit 1941 kohë kur Ish-Jugosllavia kapitulloi në Luftën e Dytë Botërore dhe shqiptarët vuanin në kufijtë e këtyre hartave të trazuara të Ballkanit.

Kjo ngjarje është harruar nga shqiptarët, por edhe nga politika emalit të zi, që kurrë nuk falje për ngjarjen. por familjarët e miqtë e këtyre viktimave nuk harrojnë dot, ndaj kanë realizuar një memorial.

1200 m2 nga familja Junçaj, projekti i arkitektit Gjergj Gojçaj dhe fondet e dhuruara nga shqiptar brenda e jashtë vendit në Diasporë, gjithçka prej zemrës, kështu u realizua memoriali në Bozhaj të Malit të Zi. puna nisi në 80-vjetorin dhe sot pas 4 vjetësh memoriali u përurua.

Nga 26 të vrarët në Bozhaj, kufiri i sotëm mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, 10 prej tyre ishin nga Malësia e Madhe, ndërsa 16 të tjerë nga fshatrat shqiptarw në territorin malazez mes të cilëve edhe një grua. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos