Deklasifikimi i Dosjeve, Autoriteti mbi dokumentet e ish sigurimit ekspozon kampin e Valiasit

Nga Luela Myftari
22 Gusht 2025, 15:37 | Kulturë

23 gushti është dita europiane e viktimave të regjimeve totalitare. Dhe Shqipëria që ende ka dosje të harruara deri në pluhurosje, vijon me misionin e saj. sot të tjera skedarë ka hapur Autoriteti i ish- sigurimit të shtetit për dosjet e komunizmit. Kampi i Valiasit ishte kryefjala e takimit.

Një tjetër dosje është deklasifikuar, të tjera të vërteta pritet të rrëfehen. detaje që rrëfejnë për fate njerëzore që shndërrojnë njeriun në sistemet totalitare. Kampi i Valiasit ishte rrëfimi i radhës. Për këtë familjarë të viktimave, por edhe ata që një copëz jete e kaluan mes torturave të atij kampi, janë bërë bashkë tek Autoriteti për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të shtetit.

Bashkë me hapjen e dosjeve, takimi përcolli përmes një dokumentari edhe dëshmi të tjera.

Mesazhi që vjen për brezat e rinj në fund të dokumentari mbetet ende një mision për shoqërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos