Qarku i Shkodrës është pasuruar me një sit të ri arkeologjik në Bushat, pasi gërmimet shqiptaro-polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shekullit të katërt para Erës së Re.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe fotografi nga zbulimi.
Rama shkruan se gjatë kësaj kohe po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie kulturore, përcjell A2 CNN.
Postimi i Ramës:
Qarku i Shkodrës pasurohet me një sit të ri arkeologjik në Bushat, ku gërmimet shqiptaro–polake kanë zbuluar gjurmë të qytetit antik ilir të shek. IV p.e.s.
Falë bashkëpunimit ndërinstitucional po hartohet edhe Zonifikimi Arkeologjik për administrimin e kësaj pasurie të çmuar kulturore
(A2 Televizion)