Ka ndërruar jetë në moshën 98-vjeçare aktorja skoceze, Gudrun Ure, e njohur për rolin e saj Nënëmadhja, në serialin me të njëjtin emër, që mbajti mbërthyer përpara televiziorit fëmijët e viteve 1980.
Lajmi u dha nga familjarët e aktores, të cilët tregojnë se Gudrun ndërroi jetë në shtëpinë e saj që ndodhet në rrethinat e Londrës.
Nënëmadhja, ishte një superheroinë e cila fitoi fuqi të mbinatyrshme, pasi u godit nga rrezet eksperimentale të një shkencëtari dhe luftonte të këqinjtë.
Për këtë rol, Gurdun fitoi dhe një çmim Emmy në vitin 1985, për filmin më të mirë për fëmijë. (A2 Televizion)