Kalimi i kufirit Shqipëri-Kosovë gjatë viteve1944-1991 përmes dokumenteve të asaj kohe, nuk ishte njëlloj si sot. Një analizë dypalëshe e dimensionit politik dhe njerëzor vjen përmes studiuesve nga Shqipëria dhe Kosova në një konferencë shtetërore.
Një fond i ndjeshëm me histori gati të pabesueshme sot është hapur. Janë histori njerëzore kur kufiri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës ishte thuajse i pamundur të kalohej. Trajta që merrnin arratisjet, cilësimi si armik i popullit, po i cilit popull? I atij që flet të njëjtën gjuhë me ty? Kryetarja e Autoritetit e krahasoi kufirin Shqipëri – Kosovë, dikur Jugosllavi me murin e Berlinit, ku njerëzit ndonëseflasin një gjuhë janë të ngërthyer nga kufij politikë.
Sula solli në këtë konferencë ku dosjet ekspozoheshin edhe historinë e saj familjare. Studiuesit vijojnë punimet për këtë konferencë shkencore që vetëm ka hapur disa nga dosjet nga të dy anët e kufirit.
Sepse në sfond të diskutimeve mbetet një çështje ende e hapur: Kush ishin personat e vrarë, të plagosur, të arrestuar, të dënuar apo të zhdukur gjatë kalimit të segmentit kufitar Shqipëri-Kosovë? Ku u varrosën dhe çfarë dokumentesh ruhen për ta në Tiranë, Prishtinë dhe Beograd?
(A2 Televizion)