“Ngadhnjim mbi vdekjen”, një tjetër klasik i kinemasë shqiptare i restauruar nga arkivi i filmit

Nga A2 CNN
27 Mars 2025, 19:28 | Kulturë

“Ngadhnjim mbi vdekjen”, një tjetër klasik i kinemasë

Ishte viti 1967 kur përmes ekranit të madh shfaqej jeta e heroinave Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima.

Historia e dy vajzave të reja që kapen nga pushtuesit nazistë, torturohen për të treguar lidhjet me politikën e asaj kohe dhe në fund ekzekutimi i tyre, në fakt është një histori e vërtetë, e shënjuar përjetë në një film nga Piro Milkani e Gëzim Erebara.

Filmi “Ngadhënjim mbi vdekjen është përcjellë sërish pas thuajse 6 dekadash në kinema, por këtë herë i restauruar, në cilësinë më të mirë.

Një vlerë e jashtëzakonshme e këtij produksioni janë emrat e aktorëve që e kthejnë atë në një klasik të kinemasë shqiptare. Eglantina Kume dhe Edi Luarasi janë dy heroinat e filmit, ndërsa oficeri gjerman u interpretua nga Naim Frashëri.

Filmi për një kohë të gjatë ka qenë i ndaluar, ashtu sikurse e gjykuar dhe edhe aktorja që u përjashtua nga kinemaja dhe teatri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos