Një roman për shqiptarinë, "Fati i Marrë" si kartolinë për festat në Gjakovë

Nga Luela Myftari
1 Dhjetor 2023, 12:43 | Kulturë

Një roman për shqiptarinë, "Fati i Marrë" si

“Ky është një homazh që i kam bërë qytetarëve dhe qytetit të Gjakovës me përkushtim”. Kështu e ka nisur prezantimin e romanit të tij "Fati i marrë” në bibliotekën e Gjakovës, Besnik Mustafaj.

Në takimin ku u prezantua libri, u diskutuan jo pak edhe temat aktuale që shqetësojnë shqiptarët në të dyja anët e kufirit, si largimi i të rinjve nga vendi apo edhe vetë fatin e marrë të shqiptarëve për hir të zhvillimeve që merr politika apo rrëfen historia.

E në këtë këndvështrim, romancieri e akademiku Jusuf Bugjovi, tha se në këtë roman janë përplasur në mënyrë brilante faktet historike me ato letrare, ku fakti historik shndërrohet në atë letrar e ku gjithmonë fiton letërsia, arti.

Besnik Mustafaj premtoi se do të rikthehet në Gjakovë për të prezantuar edhe veprat që do të pasojnë jetën e tij artistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos