Publiku artdashës korçar ka mirëpritur dhe vlerësuar premierën e dramës “Përtej Horizontit”, vënë në skenë nga trupa e Teatrit “Andon Zako Çajupi”, me regji të Silvio Goskova. Ky i fundit sjell për herë të parë në skenën e teatrit një shfaqje të tillë me një trupë aktorësh profesionistë.
Edhe aktorët kanë ndjerë vlerësimin e publikut dhe realizmin e veprës, si një përpjekje për një teatër të vërtetë dhe bashkëkohor, shkruan A2 CNN.
“Përtej Horizontit”, përveç dy netëve të premierës në Teatrin e Korçës, do të rikthehet sërish për artdashësit gjatë muajit dhjetor. (A2 Televizion)
