Në një takim për Fuqinë e Tregimtarisë në Ruajtjen e Trashëgimisë Jomateriale, drejtoresha aktuale e muzeut historik kombëtar, ka ndarë disa detaje se si do të jetë institucioni pas rikonstruksioni dhe në ç’ fazë jemi aktualisht.
Muzeu nuk do të ketë një kullë, por një hapësirë tjetër shtesë. Kështu konfirmon drejtoresha aktuale e Muzeut Historik Kombëtar në një takim të shoqërisë civile, Bashkimit Europian dhe zv. Ministres së Kulturës, mbi ruajtjen dhe rëndësinë e trashëgimisë jomateriale. Në këtë tryezë u prezantua sot një studim dhe botim unik për trashëgiminë jomateriale me 40 histori që nga antikiteti e deri më sot.
Hijet e dyshimeve në një kohë kur nuk ka asnjë plan publik se si do të jetë muzeu na i sqaron në këtë tryezë diskutimi Eleneita Roshi.
“Nuk ka kullë në mes të muzeut, do ketë një shtesë, që do shtojë sipërfaqen muzeale dhe do na i bëjë aksesin më të thjeshtë”.
Muzeu është prej një viti në rikonstruksion, pasi pasojat e tërmetit ishin një alarm përtej alarmeve që ngrinin drejtuesit e institucionit ndër vite.
Punimet për restaurimin e Muzeut Historik Kombëtar janë parashikuar të zgjasin 5 vjet.
(A2 Televizion)
