Shqiptarët përmes fotografisë, 100 vjet më parë në fokusin e artistit e humanistit zviceran

Nga Luela Myftari
29 Tetor 2025, 18:46 | Kulturë

Një ekspozitë unike me foto të Shqipërisë së viteve ’20 nga akademiku i njohur zviceran Eugène Pittard është çelur në kryeministri. qendra për hapje dhe dialog do ta rrëfejë këtë histori deri më 7 nëntor.

Këto janë imazhet e shqiptarëve dhe Shqipërisë nga viti 1921 e deri në 1924-ën.

Çdo fotografi është një udhëtim multimedial përmes nën fokusin e humanistit zviceran Eugene Pitard. Pitard që kishte mbërritur në Shqipëri si antropolog mblodhi këto imazhe, që studiuese Luan Rama na i sjell si një pasuri që bashkon dy kulturat.

Përmes fotografisë, videos dhe përvojave virtuale gjithëpërfshirëse, duke festuar një trashëgimi zvicerano-shqiptare, kjo ekspozitë ishte paralajmëruar më herët edhe nga ambasada Zvicerane në Tiranë, teksa prezantonte këtë pranverë një botim për dimensionin e jashtëzakonshëm të një humanisti si Pitard. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos