Destinacioni që ofron gjithçka, guidat e ardhshme kombëtare vizitojnë Vlorën

Nga Gazment Janku
16 Mars 2026, 11:20 | Kulturë

Vlora ka qenë praktika e radhës dhe një ndër më të rëndësishmet të kursantëve që së shpejti do të licensohen si guida kombëtare turistike.

Ata janë njohur nga afër me disa prej vendeve më të preferuara dhe që ngjallin interes tek turistët, veçanërisht ata të huaj, duke nisur që nga vendet historiko-kulturore e deri tek atraksionet natyrore.

Kryetarja e shoqatës kombëtare e guidave turistike është shprehur se Vlora ofron gjithçka për një turist, qoftë vendas apo i huaj.

Shtimi i turistëve në vendin tonë vit pas viti ka nxjerrë në pah edhe domosdoshmërinë e licenzimit të guidave kombëtare, në mënyrë që grupet e turistëve të orientohen dhe të shijojnë plotësisht atë që vendi jonë ofron nga jugu deri në veri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos