Malinconia është një dialog i ndjerë mes zërit dhe pianos, ku çdo frazë muzikore bëhet rrëfim emocionesh.
Një udhëtim nga Belcanto tek një rrëfim emocionesh. Kështu e rrëfen mes rreshtave institucioni që pret dy artistet të ngjiten në skenë, shkruan A2.
Vetë Etrita Ibrahimi dhe Simona Karafili, ndonëse me përvojë të gjatë skenike, sërish ndjejnë emocionet e një shfaqjeje të re, një gjuhe muzikore që thërret për të tjera ndjesi.
Malinconia sjell në Teatrin e Operas dhe Baletit gjithë notat romantike që janë interpretuar për vite në skenat më të mëdha të teatrove europiane. (A2 Televizion)